Fjalë Kyçe

Notarët tanë thyejnë rekordet personale

Notarët tanë thyejnë rekordet personale

Notarët tanë kanë nisur sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Baku 2019.

Edhe pse nuk arritën të kualifikohen në gjysmëfinale, garuesit tanë arritën të thyejnë rekordet personale, ndërsa Olt Kondirolli me 16-vjet theu rekordin e Kosovës për seniorë. Ai në disiplinën 400 metra stil i lirë, notoi për 4:21.13 sekonda, tre sekonda më shpejtë se sa ishte rekordi ynë. Olti garoi edhe në disiplinën 100 metra shpinë, me kohë 1:06.21 sekonda.

Rekord të Kosovës theu edhe Hana Fejzullahu në 200 metra delfin. Ajo arriti kohën 2:33.10 sekonda.

Jona Macula në 100 metra stil i lirë, pati kohën 1:06.19 sekonda. Në disiplinën e njëjtë, Elona Zhugolli, përfundoi me kohë 1:12.02 sekonda.

Sipas trajnerit Ardian Hamiti, paraqitja e garuesve tanë është e kënaqshme, derisa pret që edhe në disiplinat tjera, të ditëve në vijim, të thyhen rekordet personale dhe pse jo të Kosovës. /Gazeta Alo