Liridon Krasniqi në një të ardhme të afërt mund të pajiset me pasaportë të Malajzisë. Ministri i Brendshëm i këtij vendi ka thënë se, nëse i plotëson kriteret, futbollisti kosovar mund ta marrë menjëherë nënshtetësinë e Malajzisë dhe me këtë rast ta përfaqësojë këtë vend në futboll
Liridon Krasniqi është njëri prej futbollistëve të huaj që mund ta përfaqësojë Kombëtaren e Malajzisë në të ardhmen, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar po luan me sukses tash e sa vite në shtetin aziatik, i cili po planifikon ta natyralizojë atë.
Dhe, për këtë çështje ka folur ministri i Brendshëm i Malajzisë, Tan Sri Muhyiddin Yassin.
Krahas Berishës, Malajzia planifikon të natyralizojë edhe futbollistë të tjerë, në mënyrë që të jetë më e fuqishme për kualifikimet e Botërorit 2022, të cilat nisin në muajin shtator 2019 dhe dhe për Kupën e Azisë.
Mbi të gjitha, kosovari Liridon Krasniqi dhe braziliani Guilherme De Paula janë prioritete të Malajzisë.
Nëse lojtarët i plotësojnë kriteret, ata mund të luajnë për ekipin kombëtar, dhe nëse do Zoti, edhe në Botëror. Kjo nuk është e pamundur”, ka thënë ministri malajzias për “Harian Metro”.
Malajzia paraprakisht ishte përforcuar edhe me tre futbollistë të natyralizuar për kualifikimet e Botërorit 2022 përfshirë këtu lojtarët Mohamadou Sumareh, La’Vere Corbin-Ong e Mattheë Davies.
Krasniqi ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Superligës së Malajzisë në katër sezonet e fundit.
Ai i ka fituar sida trofe, personalë dhe ekiporë përfshirë këtu Superligën e Malajzisë, Kupën e Malajzisë, Malaysia Charity Shield dhe Malaysia FA Cup.