Fjalë Kyçe

Xhudistja Erza Muminoviq garoi sot në garat e Festivalit Olimpik Evropian

Xhudistja Erza Muminoviq garoi sot në garat e Festivalit Olimpik Evropian

Medalistja e bronztë🥉 Olimpike për të rinj, Xhudistja Erza Muminoviq garoi sot në garat e Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Xhudistja jonë nuk e pati ditën, pasi nuk arriti të kalojë garuesen nga Hungaria Anna Kriza, në raundin e parë të kategorisë -48 kilogramë.

Edhe pse ishte në epërsi deri në sekondat e fundit, Erza u penalizua nga gjyqtarët me tri vërejtje.

I urojmë më shumë fat dhe suksese Erzës në garat e ardhshme ndërkombëtare.