Paraqitja mbresëlënëse e Lionel Messit kundër Levantes në La Liga në fundjavë ka bërë që askush të mos e shpërfill talentin e tij. Jo vetëm që shënoi het-trik në fitoren 5-0 të Barçës, por edhe dhuroi dy superasiste.
Edhe pse superylli argjentinas është rival në La Liga, Ibai Gomez i Alavesit nuk ka mundur të durojë pa u shprehur me plot adhurim për lojën mahnitëse të Messit, transmeton Gazeta Express.
Derisa Messi po e shkatërronte Levantes të dielën në mbrëmje në Valencia, Gomezi shkruante statuse në rrjetin social Twitter.
“Messi bën çfarë t’ia dojë qejfi… ai vazhdon të përmirësohet me kalimin e kohës”, ishte statusi i parë i Gomezit, tashmë një admiruesi të deklaruar të Messit.
“Një asist tjetër, sikur të mos mjaftonte i pari”, shkroi më pas Gomez, në një status të cilit i bashkëngjiti një varg emotikoresh duke qeshur me lot.
Ai, po ashtu dha mendim e tij për njerëzit që dyshojnë se Lionel Messi është më i miri në botë, në një emision live pas përfundimit të takimit.
“Do ta bëj edhe një koment: ndiej se, dhe e kuptoj se ka njerëz që nuk mund ta thonë publikisht, por nëse i lamë ngjyrat [e klubit] anash, dhe jemi objektiv, është e pamundur që ka njerëz të cilët mendojnë se Messi nuk është më i miri”, tha Gomez.