Mbrojtësi i Chelseas, Andreas Christensen është emri më i mundshëm për ta forcuar repartin e mbrojtës së Barcelonës, transmeton Gazeta Alo.
“Blaugranat” sipas medieve spanjolle, janë të interesuar për mbrojtësin e ‘Bluve’ të Londrës.
Trajneri i kampionëve në fuqi të Spanjës, Valverde synon që akoma më shumë ta forcoj repartin e mbrojtës për pjesën e dytë të garave.
Siç raportohet nga mediet iberike “mbrojtësi i Chelseas, Andreas Christensen është kandidat për tu transferuar tek Barç”.
Madje, mësohet se tashmë krerët e Barcelonës janë duke përgatitur ofertën në adresë të Chelseas për Christensen. /Gazeta Alo/