Mbrojtësi Daniel Rugani është gjithnjë e më larg Juventusit.
Mbrojtësi italian është në shënjestër të dy klubeve të mëdha evropiane.
Sipas medieve italiane, Barcelona dhe Chelsea janë të interesuara për Ruganin.
Italiani ditë më parë nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga “Zonja e Vjetër”, madje, lojtari mund të largohet nga Torino qysh në muajin janar.
Barcelona dhe Chelsea janë në kërkim të një mbrojtësi, dhe siç thuhet, të dy klubet synojnë ta bindin mbrojtësin italian.