Florent Hasani e ka marrë thirrjen nga përzgjedhësi Bernard Challandes të mërkurën gjatë ditës, për t’u bërë pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës në futboll.
Lajmin, ekskluzivisht për Sportin në KTV, e ka bërë publik vetë Hasani, futbollisti i Diosgyorit, i cili ka thënë se është tejet i lumtur për thirrjen nga përzgjedhësi zviceran.
Mesfushori me tipare sulmuese, deri tani me skuadrën e tij Diosgyori në elitën e futbollit të Hungarisë, ka pasur paraqitje mbresëlënëse, duke u paraqitur në 18 ndeshje në të gjitha garat, derisa ka shënuar pesë gola.
“Po, sot u takova me selektorin. Ai më ka përcjellë në paraqitjet me klubin dhe me U21-shat e Kosovës dhe plani i tij ishte që të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës. Më duhet të vazhdoj me këtë formë me paraqitje të mira dhe me gola. Natyrisht se jam i lumtur t’i bashkohem Kombëtares së parë, pasi kam qenë pjesë në U17, U19 U21 dhe tash është koha për Kosovën A”.
Ish-futbollisti i Trepçës ’89, skuadër me të cilën u shpall kampion, tregoi për takimin që e pati me përzgjedhësin Challandes.
“Gjithçka ishe korrekte në takim. Unë e përgëzova së pari për punën dhe rezultatet në Nations League. Sa i përket asaj se a mund të luaj, mua më duhet të punoj në maksimum, të pres që të më jepet rasti dhe ta shfrytëzoj në maksimum”.
Vushtrriasi i zgjedhur në të kaluarën edhe si futbollisti më i mirë i vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës, shtoi se i duhet punë e madhe për të zënë vend në formacionin titullar.
“Sa më shumë konkurrencë, është më mirë për Kombëtaren dhe është motiv më shumë për mua që të punoj dhe duhet të luftoj në maksimum që të jem në formacion”.
Me grupmoshën U21 të Kosovës, Hasani zhvilloi shtatë ndeshje dhe realizoi tre gola.
21-vjeçari iu bashkua skuadrës hungareze vitin e kaluar dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2021.
Hasani merr thirrjen nga Challandes