Sulmuesi i Tottenhamit, Fernando Llorente, dëshiron të kthehet tek ish-klubi i tij, Athletic Bilbao, raportojnë mediet spanjolle, përcjell Gazeta Alo.
Spanjolli nuk po gjen hapësirë tek “Spurs”, dhe e ka shumë të vështirë ta fitoj garën kundër sulmuesit anglez, Harry Kane.
Llorente e ka pranuar se dëshiron kthimin tek baskët.
“Do të doja të kthehesha në Athletico. Dua të ndjehemi i rëndësishëm në ekip”, tha ai. /Gazeta Alo/