Përfaqësuesja e Kosovës për Kategoritë e Reja dhe ajo e Kategorisë së Vjetër janë duke qëndruar në Erzurum të Turqisë ku janë duke zhvilluar një seancë përgatitore si dhe nga sot duke marrur pjesë në garat në nivel të FIS-it që po organizohen po në këtë vend.
Sot është zhvilluar gara e parë në disiplinën e Sllallomit për të dy gjinitë ku Faton Shurdhaj arriti që të renditet në pozitën e 3-të, kurse Arbi Pupovci në pozitën e 11-të.
Tek gjinia femërore e 8-ta arrit të pozicionohet Elba Kokaj, kurse Adea Kollqaku dhe Klea Vrella nuk arritën të e përfundojnë lëshimin e dytë.