Liverpooli i Xherdan Shaqirit nuk ka të ndalur.
“Të kuqte” e Anglisë mopshtën edhe Wolves në udhëtim me rezultat 2-0, sonte në kuadër të Premier Leagues, transmeton Gazeta Alo.
Djemtë e Jurgen Klopp vazhdojnë me performancën e shkëlqyer këtë sezon të garave, duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit në elitën e futbollit anglez.
Salah (18’) dhe Van Dijk (68’) shënuan nga një fitore për Liverpoolin, e cila “blindon” kreun e tabelës me 48 pikë, katër më shumë së Manchester City, kjo e fundit ka një ndeshje me pak.
Në këtë ndeshje, çuditërisht Klopp nuk e aktivizoi asnjë minutë në lojë Shaqirin, i cili në sfidën e kaluar ishte hero i fitores së Liverpoolit kundër Manchester Unitedit (3-1), duke shënuar dygolësh. /Gazeta Alo/