Real Madrid janë shpallur përsëri kampionët e Botës në kuadër të klubeve.
“Los Blancos” kanë arritur që me sukses ta mposhtin skuadrën e Al Ain në finale e Kupës së Botës për Klube, me rezultatin 4:1
Gjithçka nisi mirë për madrilenët, të cilët qysh në minutën e 14’ kaluan në epërsi, shkruan lajmi.net.
Ishte “Topi i Artë”, Luka Modric ai i cili realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur me të majtën për golin e parë të takimit.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 60’ ishte Marcos Llorente që realizoi golin e dytë në triumfin e Real Madrid.
Fitoren e vulosi kapiteni Sergio Ramos, i cili realizoi në minutën e 79′ të takimit për 3:0.
Krejt në fund, Al Ain lanë gjurmët me anë të Tsukasa Shiotani për 3:1.
Kurse, rezultati u vulos në minutën e 90′, nga Yahia Nader i cili realizoi autgol.
Kësisoj, Real Madrid edhe zyrtarisht mund të konsiderohet si skuadra më e mirë në Botë.