Portieri Keylor Navas nuk do të largohet nga Real Madrid në janar, raportojnë mediet spanjolle, përcjell Gazeta Alo.
Navas është lidhur me largimin nga gjigantët spanjollë, por mësohet se ai nuk do të largohet nga Madridi, të paktën jo deri në verën që vjen.
Navas ka humbur vendin e titullarit në portën e “Los Blancos”, megjithatë, siç raportohet, ai do të qëndrojë tek kampionët në fuqi të Evropës deri në fund të këtij sezoni.
Navas është duke u monitoruar nga disa klube evropian, por aktualisht ende nuk ka asnjë ofertë në adresë te madrilenëve për “gardianin” e tyre. /Gazeta Alo/