Klubi amerikan, LA Galaxy do ta bëjë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviq, futbollistin më të paguar në historinë e futbollit botëror.
Suedezi, i cili së fundmi refuzoi një transferim te AC Milan, do të fitojë rreth 8.5 milionë euro pasi ka firmosur një kontratë të re me klubin amerikan.
Kjo është një rritje e madhe në krahasim me 2 milionë eurot që fitoi sezonin e kaluar.
Veterani 37-vjeçar ka vërtetuar se është akoma në gjendje të jetë vendimtar duke shënuar 22 gola dhe 10 asiste në vitin e parë në Kaliforni.
Dhe ESPN pretendon se Ibra është shpërblyer me një kontratë katër herë më të mirë, duke eklipsuar rrogën e mëparshme të Kaka.
Braziliani ka qenë rekordmeni me një rrogë 6 milionë euro kur luante te Orlando City.
Duke folur për kontratën e re, ish-sulmuesi i Manchester United rrëfen: “Qëndrova këtu pasi nuk kam mbaruar akoma punë në MLS”.
“Nuk jam i kënaqur me vitin e parë, të cilin e konsideroj si vitin e nxehjes, mendoj se viti i dytë do të jetë ndryshe”, tha Ibra.