Milan ka marr një lajm aspak të mirë.
Milan duket se po e humbet garën për Cesc Fabregas.
Skuadra italiane ka kohë që po e kërkon transferimin e mesfushorit spanjoll, mirëpo tani është Monaco që po i prinë garës.
Thierry Henry dëshiron që Fabregas të transferohet te skuadra franceze qysh në afatin e janarit.
Monaco është i gatshëm që t’i paguaj Chelseas 8 milionë euro, në mënyrë që t’i marr shërbimet e spanjollit që ka hyr në muajt e fundit të kontratës së tij.