Chelsea po e kërkon një sulmues në afatin e janarit.
Chelsea dëshiron ta transferoj një sulmues në janar, pasi Maurzio Sarri nuk i beson më Alvaro Moratas dhe Olivier Girouds.
Skuadra londineze ka rikthyer interesimin për Marko Arnautovic, përcjell “lajmi.net”.
Sulmuesi austriak që aktualisht luan te West Ham, është i gatshëm që të largohet në drejtim të Chelsea, por që këta të fundit duhet të paguajnë 15 milionë euro për t’i marr shërbimet e tij.
Në listën e transferimeve është edhe Gonzalo Higuain, që mund të shkëmbehet me Alvaro Moratan.