Leipzig janë hyrë përsëri në garë për Hakan Calhanoglu
Turku tashmë është duke u përcjell që një kohë nga klubi gjerman, por mundësitë që këtë herë ai të kalojë atje janë shumë më të mëdha.
Në fakt, siç raporton MilanNews.it, AC Milan është duke pranuar ofertat për të dhe do ti shqyrtojë ato. Besohet se Leipzig ka ofruar një ofertë rreth 20 milionë euro, e cila do të jetë +- zero për kuqezinjtë pasi që edhe ata kanë paguar të njëjtën shumë për të në verën e 2017, gazeta Express.
Ish lojtari i Leverkusen, nuk është duke bërë atë që është pritur prej tij këtë sezon, ku pas 15 paraqitjeve në Serie A, ai nuk ka shënuar asnjëherë. Megjithatë, Leipzig do të bëj një lëvizje për të edhe në afatin e dimrin, me drejtorin sportiv të skuadrës gjermane, Ralf Rangnick, që pritet ta kthej Calhanoglun përsëri në Bundesligë.
Nëse Milan shet disa lojtarë gjatë këtij afati, 20 milionë euro do të ishin të mirëseardhura në janar, edhe pse ende nuk dihet se a do ta lejojnë ata largimin e Calhanoglu.