Suksesi i fundit i Juventusit në Bergamo në kampionat është në sezonin 2015-2016.
Një rezultat 0-2, i cili erdhi falë golave të Barzaljit dhe të Leminas. Por rezultati 0-2 nuk është rastësi për këtë sfidë, sepse është më i shpeshti në ndeshjet mes Atalantës dhe Juventusit.
Një verdikt që ka ndodhur në 5 vite të tjera të historisë në Serisë A dhe, si për çudi, gjithmonë kanë sjellë fitoren e kampionatit nga ana e bardhezinjve. Kjo gjë ka ndodhur në sezonet 1966-1967, 1972-1973, 1977-1978, 2001- 2002, 2011-2012.
Shqiptarët- Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, priten që të jenë titullarë në sfidën e nesërme Atalanta-Juventus. Portieri dhe mbrojtësi kuqezi do të tentojnë të ndalin vrullin e kampionëve të Italisë.
Portieri e ka vendin e titullarit të sigurt prej disa kohësh në formacionin e “Deas”, ndërsa mbrojtësi ka një shans të artë për të treguar vlerat e tij duke qenë se Gasperini është në alarm në këtë repart, për shkak të pezullimeve të Toloit dhe Palominos.