Fjalë Kyçe

A do ta kemi një finale Real Madrid – River Plate në Kupën e Botës? Gjithçka që duhet të dini

A do ta kemi një finale Real Madrid – River Plate në Kupën e Botës? Gjithçka që duhet të dini

Turneu i Kupës së Botës për Klube do të fillojë së shpejti në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Real Madridi është favoriti për t’u bërë kampion i kësaj gare për të tretin vit radhazi. Një nga rivalët më të rrezikshëm për klubin madrilen mund të jetë River Plate.

Kampioni evropian, Real Madridi, mund të përballet me River Plate në finalen e këtij turneu, pasi që klubi argjentinas triumfoi kundër rivalit Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores, e cila u zhvillua dje, transmeton Gazeta Express.

Në këtë garë do të marrin pjesë përfaqësuesit nga Evropa, Oqeania, Azia, Afrika, Amerika e Jugut dhe Amerika e Veriut, dhe të gjitha këto klube do të garojnë për ta fituar titullim e kampionit të botës.

Kjo garë fillon më 12 dhjetor dhe vazhdon deri më 22 dhjetor, kur do të zhvillohet edhe finalja. Ndeshjet do të fillojnë nga ora 13:00 dhe 15:00 ose 14:00 dhe 16:00.

Kampionët e secili kontinent do të udhëtojnë për në Emiratet e Bashkuara Arabe për të garuar në këtë turne, së bashku me vendin nikoqir. Gjashtë kampionët e kualifikuar janë:

Real Madridi nga Evropa

Team Wellington nga Oqeania

Kashima Antlers nga Azia

Esperance de Tunis nga Afrika

Chivas nga Amerika e Veriut

River Plate nga Amerika e Jugut

Al-Ain do të jetë klubi nikoqir

Ndeshja e parë e kësaj gare do të jetë ndërmjet Al Ainit dhe Team Wellingtonit, dhe fituesi do të luajë kundër Esperance de Tunis në rundin e dytë. Ndërsa, në anën tjetër të shortit, Kashima Antlers do të përballet me Chivas.

Real Madridi dhe River Plate do të hyjnë në këtë garë në fazën e gjysmëfinaleve, dhe ndeshjet e tyre të para do të zhvillohen më 18 dhe 19 dhjetor, ndërsa nëse që të dy arrijnë të kualifikohen deri në finale, këto dy skuadra do të ndeshen më 22 dhjetor.