Fjalë Kyçe

A do ta rrëzojë Apeli vendimin për burgim të përjetshëm për vrasjen e Gjyljeta Ukellës?

A do ta rrëzojë Apeli vendimin për burgim të përjetshëm për vrasjen e Gjyljeta Ukellës?

Të premten e kaluar, Gjykata Themelore ka shpallur vendimin për dënim me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit Edmond Lajçi, për vrasjen e Gjyljeta Ukellës.

Ky vendim është pritur me reagime të ndryshme nga palët e përfshira dhe publiku, njofton Klankosova.tv.

Pas shpalljes së vendimit, familjarët e viktimës, përfshirë vëllain e saj, Shpat Ukellën, kanë shprehur kënaqësinë e tyre me këtë aktgjykim.

Shpati deklaroi se ky vendim u ka rritur besimin në drejtësi dhe shpreson që Gjykata e Apelit të mos e ndryshojë atë.

Nga ana tjetër, mbrojtja e të dënuarit pritet të ushtrojë ankesë ndaj vendimit, duke e lënë fatin e tij në duart e Gjykatës së Apelit.

Kjo nënkupton se procesi ende nuk ka përfunduar dhe vendimi përfundimtar mbetet i hapur për rishqyrtim.

Për këtë çështje dhe më shumë detaje, gazetari Valdrin Daci ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ndiqeni për më shumë.