Fjalë Kyçe

A do të festojë Suarez nëse shënon ndaj Liverpoolit?

A do të festojë Suarez nëse shënon ndaj Liverpoolit?

Liverpool dhe Barcelona do të përballen nesër në ndeshjen e kthimit gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Alo.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou ka përfunduar me fitoren e Barcelonës me rezultatin 3:0.

Njërin nga tre golat e skuadrës së Barcelonës e ka shënuar Luis Suarez i cili e kishte festuar këtë gol.

Ndërsa për përballjen e nesërme Luis Suarez ka deklaruar se nëse shënon nuk do të festojë.

“Në Camp Nou kam shënuar gol dhe kam vendosur ta festoj atë para tifozëve tanë, por nëse unë do të shënoj nesër, nuk do të festoj kam respekt për tifozët e Liverpoolit”, ka deklaruar Luis Suarez. /GazetaAlo