Fjalë Kyçe

A do të hapen parqet në fazën e dytë?

A do të hapen parqet në fazën e dytë?

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina ka thënë se për hapjen graduale të parqeve do të vendosë Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, të cilat u mbyllën që nga muaji mars, si masë parandaluese e përhapjes së pandemisë që ka shkaktuar Coronavirusi.

“Neve si agjenci na konvenon që parqet të jenë të mbyllura dhe kontrolli është shumë i lehtë, mirëpo njerëzit kanë nevojë për parqet kombëtare dhe kjo don rekreacion për tu shfrytëzuar”.

“Hapja e tyre na nxjerr telashe dhe punë mirëpo kemi shumë prodhues të çajrave dhe bimëve medicinale. Dhe jemi të interesuar që gradualisht të kemi në kontroll dhe të bëhet lirimi i tyre. Se kur bëhet lirimi i parqeve varet nga IKSHP-ja”, tha ai.

Morina, ka thënë se në dakordim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë vendosur që të mbyllen të gjitha parqet gjatë pandemisë shkaku i lëvizjes së qytetarëve si dhe qarkullimit të veturave.

Ai ka thënë se ndonëse parqet kanë qenë të mbyllura ka pasur probleme me qytetarët të cilët edhe në kohë pandemie kanë frekuentuar parqet si në Prevallë, Brezovicë, në parqe të tjera kombëtare dhe në parqet regjionale dhe komunale siç është Gërmia.

“Sa i përket parqeve jam edhe pjesë e këshillit të emergjencave. Bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi propozuar që të mbyllen të gjitha parqet shkaku i lëvizjes së qytetarëve si dhe qarkullimi i veturave, sepse në momentin që bëhej shfaqja e diellit njerëzit dilnin nëpër parqe. Ndërsa kemi pasur shumë probleme që kemi pasur me frekuentimin e qytetarëve në këtë kohë pandemie në Prevallë, Brezovic, në parqe të tjera kombëtare dhe në parqet regjionale dhe komunale siç është Gërmia. Është ndaluar hyrja në to përveç banorëve dhe njerëzve që merren me aktivitete të ndryshme po janë një numër i vogël”, ka shtuar ai.

Morina në këtë intervistë ka folur edhe për prerjet e pyjeve. Sipas tij, problemet më të mëdha sa i përket prerjes së pyjeve kanë pasur me Kaçanikun.

Ai tha se kanë pezullua planin për prerjen e pyjeve, duke futur një plan vjetor të kërkesave që qytetarët kanë në prona.

“Fillimisht kemi pasur problem me Kaçanikun me prerje të pyjeve dhe në parkun Kombëtarë Sharr. Edhe pse është ndaluar lëvizja ata nuk u ndalën, ku kemi hasur në probleme me policinë derisa ata arritën t’i ndalin. Po ashtu kemi ardhur në një periudhë që gjendja vazhdon të jetë e mirë ku nuk ka prerje të drunjve nëpër pyje. Kemi pasur dy javë bllokadë sa i përket lejes së lëvizjes së rojeve të natyrës, derisa jemi mirëkuptuar nga Ministria e Punëve të Brendshme”, shtoi ai për EO.

Ai është shprehur se është pezulluar plani për prerje dhe se pas 18 majit IKShP-ja do të vendosë.

“Ne e kemi pezulluar planin për prerje dhe e kemi një plan vjetor të kërkesave që qytetarët kanë në prona. Ndërsa mbas 18 majit do ta shohim rangimin sipas IKSHP-së dhe vjen faza pas qershorit, korrikut ku të gjitha ato lëndë dhe kërkesa do të shqyrtohen, pastaj pronarit do t’i lejohet në një sasi deri në 12 metër cub dru zjarri për djegie”.

“Druri teknik nëpër parqe është i ndaluar të prehet gjatë gjithë kohës prej vitit 2013. Nga kjo pandemi me rregullimin e transportit urban dhe të kontrollimit të parqeve ne mund të mbrojmë natyrën”, tha Morina.

Morina ka thënë se më shumë u konvenon që parqet të jenë të mbyllura, sepse kontrollet janë më të lehta.