Fjalë Kyçe

A do të hapen Universitetet dhe Konviktet? Tregon para deputetëve Ministri i Arsimit

A do të hapen Universitetet dhe Konviktet? Tregon para deputetëve Ministri i Arsimit

Para deputetëve po raporton Ministri i Arsimit Ramë Likaj, për të treguar se si ka nisur procesi mësimor dhe si do të vazhdohet tutje në kohën kur mbarë bota po përballet me virusin Covid, raporton IndeksOnline.

Ai ka treguar se nga kapacitetet e kësaj ministrie janë shpërndarë vetëm këtë të shtunë dhe të dielë, gjysmë milionë maska për shkollat e Kosovës, përkatësisht për personelin mësimor.

Ai ka shtuar se edhe komunat do të kenë buxhet shtesë, pikërisht nga buxheti i kësaj ministrie.

Ndërsa se a do të hapen Universitetet dhe a do zhvillojnë mësimin brenda tyre, ai ka thënë se ky vendim iu përket këtyre universiteteve.

Po ashtu ka thënë  se edhe Bibiliotekat dhe hapja e tyre duhet të vendosen në bazë të rekomandimeve dhe vendimeve që merr IKShPK-ja.

Në anën tjetër hapja e Konvikteve sipas Likaj është ende një opsion i pamundur./