Fjalë Kyçe

A do të jetë Strakosha zëvendësues i Handanoviçit te Interi?

A do të jetë Strakosha zëvendësues i Handanoviçit te Interi?

Samir Handanoviç duket se do të luajë sezonin e fundit te Interi.

“Zikaltërit” po kërkojnë një zëvendësues ideal dhe që bind. Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, pasuesi i 34-vjeçarit do të jetë portieri i kombëtares sonë, Thomas Strakosha.

Drejtuesit zikaltër e admirojnë portierin e Lacios dhe shumë shpejt pritet të nisin kontaktet me klubin nga kryeqyteti.

Megjithatë, pritet të jetë një operacion i vështirë, pasi Lacio ka kërkesa të larta për gardianin 23 vjeçar.

Alternativa të tjera për të zëvendësuar Handanoviçin janë Kranjo i Kaljarit dhe Areola i PSG-së.