Fjalë Kyçe

A do të ketë ndonjë post ministror Behgjet Pacolli në Qeverinë? Flet këshilltari i tij

A do të ketë ndonjë post ministror Behgjet Pacolli në Qeverinë? Flet këshilltari i tij

Jetlir Zyberaj, këshilltar i liderit të AAK’së Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk kanë biseduar për pjesëmarrje në Qeveri me askënd.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se këto raportime janë të pasakta.

“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askend për pjesmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare”, ka shkruar Zyberaj.

Kujtojmë se Pacolli gjendet ende në Tiranë, teksa sot pritet të vijë në Kosovë për të diskutuar rreth partneritetit të mundshëm me LDK’në në Qeverinë e re.

https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10216657162037284