Fjalë Kyçe

A do të kthehet Ronaldo te Real Madridi? Përgjigjet Zidane!

A do të kthehet Ronaldo te Real Madridi? Përgjigjet Zidane!

Trajneri i ri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën e parë për shtyp pas zyrtarizimit në krye të madrilenëve.

Francezi është shprehur i kënaqur që do ta drejtoj ekipin mbretëror për herë të dytë.

“Jam i lumtur që kam ardhur këtu. E vetmja gjë që duhet të bëj tani është të kuptoj si kan ndryshuar gjërat nga hera e kaluar. Sa i përket Ronaldos nuk është momenti për të folur për një rikthim. Ai është futur në histori të Real Madridit dhe këtë nuk mund ta mohoj askush” deklaroi Zidane.

Ndërsa presidenti Florentino Perez e ka thënë fjalë të mira për Santiago Solarin që e drejtoj ekipin për disa muaj.

“E falënderoj Solarin për punën e bërë sepse ai ka treguar besnikëri. Është një moment i vështirë për Zidane që të marrë këtë përgjegjësi. Është trajneri më i mirë në botë dhe jam i kënaqur që kthehet te Reali” ka thënë Perez.