Fjalë Kyçe

A do të largohet Gentjan Mezani, kjo është e vërteta

A do të largohet Gentjan Mezani, kjo është e vërteta

Skuadra e Gjilanit ka dalur me një njoftim zyrat për të sqaruar opinion në lidhje me largimin e trajnerit Mezani nga skuadra e Gjilanit, shkruan Gazeta Alo

Kjo është komunikata e Gjilanit.

KOMUNIKATË

SC Gjilani informon publikun se pas shkrimeve të fundit që po qarkullojnë nëpër mediumet dhe gazetat tona, kinse në fundin e sezonit trajneri i ardhur javë më parë, Gentjan Mezani, do të largohet nga klubi dhe ta lërë postin e kryetrajnerit dikujt tjetër.

SC Gjilani ju njofton se këto informata janë të pa vërteta dhe nuk qëndrojnë.Kryetrajneri i klubit, Gentjan Mezani, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të klubit.

Kjo nënkupton se spekulimet e bëra nëpër mediumet tona, janë për emra të përveçëm dhe për interesa të personave të caktuar, ndaj me anë të kësaj komunikate duam ti hedhim poshtë informatat e dalura sot nga disa mediume.

SC Gjilani
Gjilan,30 Prill