Fjalë Kyçe

A do të largohet Pjaca nga Fiorentina?

A do të largohet Pjaca nga Fiorentina?

Marko Pjaca dëshiron që karrierën ta vazhdojë te Fiorentina.

Pjaca po luan sezonin e tij të parë tek skuadra nga Firenca në formë huazimi nga Juventusi.

Lojtari sipas medieve italiane, dëshiron të qëndrojë tek Fiorentina. Pjaca po kalon sezon të mirë tek skuadra “vjollcë”, dhe duket se ai nuk dëshiron rikthimin tek “Zonja e Vjetër”.

Vullneti i lojtarit siç raportohet, mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.

Mësohet se Fiorentina është duke u përgatitur të nis negociatat me kampionët në fuqi të Italisë, për blerjen e plotë të kartonit të Pjaca-s.