Fjalë Kyçe

A do të luaj Zlatan Ibrahimoviç sonte kundër Torinos?

A do të luaj Zlatan Ibrahimoviç sonte kundër Torinos?

Zlatan Ibrahimovic çuditërisht është përfshirë në listën e skuadrës së Milanit për tu përballur me Torinon këtë mbrëmje, por sipas “Sky Sport” ai nuk do të startojë nga minuta e parë sonte..

“Ai ka bërë programin e tij, ai ka bërë disa stërvitje, por nuk mendoj se ai do të jetë në dispozicion nesër,” tha Stefano Pioli në një konferencë shtypi të Premten.

“Ne do të duhet t’i shtrëngojmë dhëmbët, nëse do të shtoheshin edhe dy lëndime, do të kishim shumë mungesa”, shtoi ai.

Pavarësisht kësaj, Ibra është në listën e skuadrës së “Rossonerëve” për ndeshjen e kësaj mbrëmje, por sipas “Sky Sport”, suedezi ndoshta mund të luajë rreth 10 minuta dhe për këtë arsye nuk ka gjasa të fillojë ndeshjen, përcjell KosovaPress.

Hakan Calhanoglu gjithashtu është thirrur për përballjen e kësaj mbrëmje.