Fjalë Kyçe

A do të luajë Dembele në ndeshjen e radhës kundër Valencias?

A do të luajë Dembele në ndeshjen e radhës kundër Valencias?

Pasi mungoi në seancën stërvitore të së enjtes, Ousmane Dembele nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së shtunës të Barcelonës, kundër Valencias, në kuadër të La Ligës.

Trajneri Ernesto Valverde kishte lënë të kuptohet edhe më herët se ka shumë pak gjasa që francezi të luajë në këtë ndeshje.

Mungesa e tij u konfirmua kur Dembele nuk ushtroi dje me pjesën tjetër të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Ai e lëndoi kyçin e këmbës dhe pësoi edhe një lëndim tjetër gjatë ndeshjes kundër Leganes, para dhjetë ditëve. Por, ai mund të kishte qenë në dispozicion për këtë ndeshje nëse do ta kishte filluar procesin e shërimit më herët.