Fjalë Kyçe

A do të luajë Lionel Messi ndaj ndeshjes së Dortmund?

A do të luajë Lionel Messi ndaj ndeshjes së Dortmund?

Ernesto Valverde planifikon t’i japë minuta Lionel Messit në pjesën e dytë në ‘Signal Iduna Park’ sot në mbrëmje kundër Borussia Dortmund.

Argjentinasi po kthehet nga lëndimi që e ka penguar atë të debutojë akoma në sezonin 2019/20, dhe Valverde planifikon ta ketë atë në pankinë, gati për të qenë në fushë.

Mendohet se ai mund të luajë 30 minuta, por gjithçka varet nga mënyra se si po shkon ndeshja pasi Valverde nuk dëshiron të rrezikojë me ndonjë gjë të panevojshme, përcjell lajmi.net.

Messi u kthye në stërvitje të dielën dhe është ndier mirë që nga ajo ditë.

Nëse 32-vjeçari luan sot disa minuta, ai pritet të startojë kundër Granadas në fundjavë.