Fjalë Kyçe

A do të mbetet kryekuvendare Vjosa Osmani?

A do të mbetet kryekuvendare Vjosa Osmani?

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij dëshiron që Vjosa Osmani të mbetet kryetare e Kuvendit, por kjo nuk varet prej tyre.

Sipas Mustafës nëse do të mbetet apo jo Osmani, shkruan Reporteri.net.

“Sa na përket neve, ne dëshirojmë të mbetet, por duhet me pritë a hapet ajo çështje më tutje, se dihet sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje, dhe varet krejt prej tyre”, ka pohuar Mustafa.

Osmani kishte paralajmëruar se mund të largohet nga pozita e kryekuvendares.