Fjalë Kyçe

A do të ndëshkohet Bale nga Solari?

A do të ndëshkohet Bale nga Solari?

Gjithmonë ekziston një lloj qetësia pas çdo stuhie dhe Gareth Bale u kthye në stërvitjet e Real Madridit, të hënën, pa asnjë problem, përkundër incidentit gjatë ndeshjes kundër Levantes. Mes tij dhe Santiago Solari nuk pati asnjë problem.

E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se atmosfera në stërvitjes e së hënës ishte shumë e mirë dhe madje lojtarët kishin bërë edhe shaka mes vete. Gjithçka ishte dukur normale para njërës nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, El Clasicos, transmeton Gazeta Express.

Por, e hëna nuk ishte një ditë e lehtë për Bale. Pasi të gjithë e panë sjelljen e tij në mbrëmjen e së hënës, u bë e ditur se ai nuk kishte pranuar t’i vazhdojë nxehjet, pasi e kishte parë se Fede Valverde do të ishte zëvendësimi i parë i Solarit.

“El Golazo de Gol” dhe “Deportes Cuatro” publikuan disa fotografi të cilat nuk lënë hapësirë për interpretime. Bale shihet i zemëruar dhe i thotë Antonio Pintusit se ai po shkon në stol për ta pirë pak ujë, mirëpo pastaj ulet në stol dhe qëndron aty për pesë minuta, deri më momentin kur Solari i thotë se do të hyjë në lojë.

Por, ky incident tashme është harruar në kampin e Real Madridit për shkak të golit që e shënoi në atë ndeshje uellsiani. Pikërisht për shkak të këtij goli, ai nuk do të ndëshkohet.

“Nuk më intereson se si feston ai. Më pëlqeu sjellja e tij”, kishte thënë Solari, të dielën, pasi Bale nuk e kishte festuar golin e tij.

Uellsiani është një lojtar i rëndësishëm për Solarin dhe përderisa ai nuk është titullar i pazëvendësueshëm në skuadrën e “Los Blancos”, Solari e kupton se ai mund të shënojë gola dhe mund t’i ofrojë shumë gjëra skuadrës.