Fjalë Kyçe

A do të pranojë Kurti të takohet me Abdixhikun të premten – flasin nga Vetëvendosje

A do të pranojë Kurti të takohet me Abdixhikun të premten – flasin nga Vetëvendosje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar letër u.d së presidentes Vjosa Osmani, dhe liderit të VV-së, Albin Kurti, për takim të kërkuar nga këta të dy, më 19 mars.

Në letrat e dërguara, Abdixhiku u propozon Kurtit e Osmanit, takim të premten me fillim nga ora 12:30 në Kuvendin e Kosovës.

Se a do të jetë Kurti pjesë e këtij takimi, ka folur Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Nagavci ka thënë se i takon Kurtit e Osmanit të vendosin nëse do të jenë pjesë e këtij takimi.

“Kjo është çështje organizative që kryetari Kurti dhe Zonja Osmani duhet ti shqyrtojnë në agjendat e tyre. Varet prej zotit Kurti dhe zonjës Osmani. Sidoqoftë seanca do të mbahet me datën 22 dhe qeveria do të bëhet shumë shpejt”, u shpreh ajo para gazetarëve.