Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paralajmëruar indirekt se nuk do të largohet nga LDK’ja, për t’iu bashkuar partisë së re që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, paralajmëroi ta themelojë. Edhe pse, kështu u raportua nga një portal i afërt me kreun e Gjilanit.
Haziri ka shkruar “LDK bashkë! Beso!”. E kjo më gjasë sepse do që vet, por edhe Vjosa Osmani të qëndrojnë në LDK.
Kujtojmë se slogani “Beso”, u përdor nga LDK-ja në zgjedhjet e fundit ku garoi me Osmanin si kandidate për kryeministre. Duket se Haziri ende beson se Osmani mund të mbetet në LDK.
Ndërsa Osmani dje ka deklaruar se LDK-ja i ka mbyllur çdo derë, e gjithashtu ka premtuar se mund të themelojë një iniciativë të re qytetare në politikë.
E burime të Mediafokus.info, portal i afërt me Lutfi Hazirin, sot kanë bërë të ditur se LDK-së, Haziri dhe ish-nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, para disa ditësh, në njërin nga lokalet e Prishtinës, kanë mbajtur një takim disaorësh, për t’i harmonizuar qëndrimet rreth rrugës së re politike, por pa LDK-në.