Fjalë Kyçe

A do t’i shkarkojë Kurti ministrat e LDK’së: Flet zëdhënësi i Qeverisë

A do t’i shkarkojë Kurti ministrat e LDK’së: Flet zëdhënësi i Qeverisë

Qeveria në krye me Albin Kurtin u rrëzua nga një mocion i mosbesimit që u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës e i cili në Kuvend mori 82 vota pro.

Pas rrëzimit të Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti në orët e mesnatës shkarkoi zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kurti nuk a ka ndërmend t’i shkarkojë ministrat e LDK-së, derisa njoftoj se bashkëpunimi ka qenë i mirë ndërmjet tyre.

Kryeziu njoftoi se ministrat do të vazhdojnë punën e tyre. Mes tjerash, ai kërkoi që luftimin e virusit Corona të bëhet së bashku, pasi siç tha ai kjo pandemi nuk ka motive politike.

“Ka pasur një bashkëpunim të mirë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të ministrave. Ministrat kanë me vazhdua punën e tyre, kryeministri nuk ka ndërmend diçka të tillë”.

“Edhe Kosova po përballet me sfida të Coronavirusit, andaj presim angazhim të plotë të tyre. Kujtojmë që luftimi i virusit nuk ka motive politike, ta luftojmë së bashku”, u shpreh Kryeziu për Ekonomia Online.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë ditës ka shkruar se nuk do të tërheq ministrat e partisë që drejton, edhe pse Qeveria është rrëzuar të mërkurën mbrëma.

Prishja e koalicionit mes VV-së e LDK-së erdhi pas një shkarkimi të njëanshëm që Kurti i bëri ministrit të partnerit të koalicionit, Agim Veliut.Qeveria Kurti dje u bë qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës, duke u rrëzuar veç 51 ditë pas formimit të saj.