Fjalë Kyçe

A do votojë LDK Vjosa Osmanin për presidente, përgjigjet Mustafa

A do votojë LDK Vjosa Osmanin për presidente, përgjigjet Mustafa

Anëtari i LDK’së Besian Mustafa, ka dalur para mediave pas takimit që kishin anëtarët e deputetët e kësaj partie me kryetarin Abdixhiku.

Mustafa, tha se takimi ishte konsultativ dhe u diskutua për seancën konstituive të parlamentit që do mbahet të hënën.

‘’Sot kryetari Abdixhiku ka mbajtur takim konsultativ, me grupin e LDK;’së për të diskutuar procesin e seancës themeluese të Kuvendit të hënën, ashtu siç ka deklaruar Abdxhiku të premten do jetë në takim me Kurtin dhe Osmanin’’, tha Mustafa.

Ai u pyet nëse LDK do votojë për qeverinë e re të hënën, derisa u përgjigj se kjo është bërë e ditur më herët nga Abdixhiku.

‘’ Besoj kryetari Abdixhiku është përgjigjur në këtë pyetje në intervistat e dhëna.’’