Qyteti i Trebinjës në Bosnjë & Hercegovinë është shpallur si vendi më i mirë në botë për të jetuar pas daljes në pension.
Sipas revista gjermane “Fokus”, në garë kanë qenë 575 qytete në botë dhe ndër kriteret kryesore ka qenë situata e sigurisë.
Trebinje ka fituar 81.9 pikë nga 100 gjithsej, ç’ka e ka hequr këtë vit nga maja fituesin e vitit të kaluar, qytetin gjeorgjian Batumi.
Pikët më të larta lidheshin me qiratë, kostot e jetesës dhe kujdesin shëndetësor, dhe çdo vend shfaqet në listë vetëm një herë me qytetin e tij më të mirë, përcjell abcnews.al
Trebinja ndodhet në pjesën më jugore të Bosnjës dhe afër detit dhe se është vendi më i vogël në këtë listë.