Dafina Zeqiri dje ka publikuar këngën Lule Lule, në bashkëpunim me Lumi B, ripunim ky i këngës së vjetër shqipe, shkruan GazetaAlo.
Në video klip shfaqen pamjet e bukura të vreshtave të Rahovecit, ide kjo shumë e bukur për të promovuar vendet e mrekullueshme të Kosovës.
Tutje ajo që tërheqi vëmendjen te klipi i këngëtarës është bukuroshja me fustan të kuq, që njëherit është edhe blogere në Instagram.

Emri i saj është Toska Aligjiku dhe vjen nga qyteti i bukur i Pejës, por në pamje duket se vjen nga Amerika Latine.
Toska gjithashtu ka qenë pjesë e një reklame të Ipko-së, dhe si duket rrugëtimi i saj i një modeleje nuk do të ndalet me kaq./GazetaAlo/
