Pandemia na futi në një botë të re, në të cilën koha e lirë shtohej, por hapësira ishte e kufizuar.
Në këtë klimë, astrologjia përjetoi epoka të arta, pasi shenjat e horoskopit lexoheshin edhe më shumë duke bërë gjithnjë e më shumë kërkime para ekranit të celularit tonë.
Këtë herë një studim i ri i titulluar “Horrrorscope” zbulon se cila shenjë e Horoskopit dominon në kapitullin “vrasësit serialë” . Në veçanti, duke studiuar 485 shembuj të vrasësve serial, të cilët kanë kryer gjithsej 5,125 vrasje transmeton abcnews. Studimi zbuloi një marrëdhënie të fortë midis shenjës së tyre të Horoskopit dhe veprimeve të tyre.
Rezultatet e studimit
Sipas Astrology-Zodiac-Signs.com , shenjat e Horoskopit që fituan vendin e tretë në listën e atyre me më shumë vrasës serialë janë Peshqit, Gaforrja dhe Shigjetari. Secila prej këtyre shenjave “ka dhënë” 46 vrasës serialë, pra 38% të vrasësve. Ata u pasuan nga Demi dhe Binjakët , të cilët kishin mes tyre 27 vrasës serialë, pra vetëm 11% e psikopatëve që morën pjesë në hulumtim.
Kush është në krye të listës?
Vendin e dytë e ka fituar Akrepi, me 537 kufoma në total. “Dobësitë më të mëdha të kësaj shenje përfshijnë dhunën, manipulimin dhe xhelozinë”, thuhet në studim.
Çuditërisht, e para i përket Bricjapit!
Personat e lindur mes 22 dhjetorit dhe 19 janarit janë identifikuar si përgjegjës për 813 vrasje, me një mesatare prej 19 viktimash për vrasës.