Fjalë Kyçe

A e pagoi autobusi i Qeverisë së Kosovës taksën 5 euro në Kalimash? Tregon zëvëndëskryeministri Tahiri

A e pagoi autobusi i Qeverisë së Kosovës taksën 5 euro në Kalimash? Tregon zëvëndëskryeministri Tahiri

Qeveria e Kosovës ka udhëtuar me autobus për në Shqipëri ku do të mbahet sot takimi me kolegët nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Hoti, zëvëndëskryeministri i parë Besnik Tahiri, ministra dhe zyrtarë të lartë qeveritarë kanë arritur në mëngjesin e sotëm në Tiranë nga udhëtimi disaorësh me autobusë.

Por, a është dashur të paguante Qeveria e Kosovës taksën prej 5 eurosh në Kalimash?

Besnik Tahiri i pyetur nga Indeksonline ka treguar se autobusi nuk është ndaluar dhe nuk ka pasur nevojë për pagesë.

“Kur kalojmë si Qeveri në mënyrë të organizuar, nuk paguajmë. Pra, nuk është paguar taksa”, ka thënë zëvëndëskryeministri Tahiri.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Driton Selmanaj do të krenohet me këtë kursim që është bërë, pasi konfirmoi pak ditë më parë se kryeministri Hoti kursen në ushqime luksoze dhe se ushqehet me sanduiqa në zyrë të cilët i përgatitë në shtëpi.