Fjalë Kyçe

A është arrestuar Shpat Kasapi? Kjo është e vërteta

A është arrestuar Shpat Kasapi? Kjo është e vërteta

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, thuhet se është arrestuar. Sipas raportimeve në disa media, Kasapi që mban pozitën e këshilltarit të zëvëndëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut thuhet se është kapur me drogë të llojit kokainë.

Mediet e Maq. së Veriut raportojnë se rasti ka ndodhur para një muaji në lagjen “Gjorgje Petrov” në afërsi të SP Plane.

Por, menaxherja e këngëtarit, Adelina Qollako, e ka mohuar këtë lajm. Ajo ka thënë se raportimet janë të pavërteta.

“Shpati s’është i arrestuar. Ai ka lëvizje të lirë dhe ndaj tij nuk ka asnjë bazë ligjore. Lajmi është propagandë, tenttivë për njollosjen e reputacionit të tij” ka thënë Qollako.