Fjalë Kyçe

A është i përfshirë edhe Mozzik në problemin e bashkëshortes

Mediumi zviceran “20 minuten” përmes një raporti konfirmoi se Loredana është arrestuar mbrëmë.

Sipas “20minuten” një çift zviceran pretendojnë se u mashtruan nga Loredana dhe vëllai i saj Berati, duke ua marrë kështu rreth 900.000 franga, shkruan lajmi.net.

Valais Petra dhe bashkëshorti i saj, Hans, thanë se janë mashtruar, detyruar dhe kërcënuar, madje Petra tha se ishte gati të bënte vetëvrasje.

Në raportin e “20minuten” rrëfehet e gjithë historia kronologjikisht, nga momenti kur çifti zviceran pretendojnë se u mashtruan deri tek arrestimi i reperes.

Partneri i Loredanës, Mozzik, nuk përfshihet në gjithë këtë situatë, ai në artikullin e mediumit zviceran u përmend vetëm si partneri i Loredanës.

“Në verë, nëna e një vajze të vogël publikoi duetin me bashkëshortin e saj, Mozzik, një reper kosovar. Krijuesit e hitit “Bonny & Clyde” jetojnë në Lucern”, thuhet ndër të tjera në këtë artikull.

Kujtojmë se Loredana u arrestua mbrëmë nga policia e Lucernit, në apartamentin e saj.