Khabib Nurmagomedov ka marrë edhe një herë vëmendjen e publikut, me spekulimet që kanë filluar për pensionimin e tij.
Javë më parë, Conor McGregor njoftoi se po dilte në pension, dhe tifozët e arteve marciale ishin të shqetësuar se Khabib do të ndiqte rrugën e tij.
Këto thashetheme janë “ushqyer” edhe më shumë natën e mbrëmshme.
Është menaxheri i tij që ka publikuar një mesazh të paqartë, pa treguar nëse Khabib po pensionohet nga UFC
“Loja nuk do të jetë më e njëjtë”, ka shkruar menaxheri i Khabib.