Fjalë Kyçe

A ishte Majk në ditëlindjen e Majlindës?

A ishte Majk në ditëlindjen e Majlindës?

Është njëra nga femrat më të bukura dhe më të përfolura në publik.

Majlinda Zeka hyri në botën e showbizit për një kohë të shkurtër, e që po vazhdon të marrë vëmendje dita-ditës.

Ishte fillimisht lidhja me reperin Majk ajo që e bëri tejet të njohur në publik.

Kurse tani, secila paraqitje e saj nuk kalon pa u komentuar aq shumë nga publiku.

Vëmendje të shtuar Majlinda mori para dy dite, ku festoj ditëlindjen e saj të 25. Në këtë aheng të cilin e organizoi për ditëlindje ajo shkëlqeu me paraqitjen e saj.

Me një fustan elegant dhe e rregulluar aq bukur Majlinda i la të gjithë pa fjalë.

U përfol po ashtu nëse ishte apo jo Majku në ditëlindjen e Majlindës, shkruan “Kosovarja”.

Nëse për një arsye apo tjetrën Majku mungoi në këtë natë, një urim për ditëlindje të paktën e meritonte Majlinda, apo jo?

Sidoqoftë, duket se atë natë ajo kaloi mjaftë bukur, pasiqë vazhdon t’a kujtoj përmes fotografive që ka realizuar.

Sot ajo ka ndarë dy imazhe që e dëshmon bukurinë dhe elegancën e saj.

Ndryshe, Majinda dhe Majk kanë një djalë që e kanë quajtur Roan.

Megjithëse patën mosmarrëveshje mes vete, tani Majk është shumë i lidhur me djalin, dhe nuk kalon postim nga ish e dashura e tij, e që nuk e komenton me fjalët më të mira.