Fjalë Kyçe

A janë haram apo hallall kurbanët e kontrabanduar? Flasin nga BIK

A janë haram apo hallall kurbanët e kontrabanduar? Flasin nga BIK

Therja kurbanëve për festën e Bajramit duhet të bëhet brenda katër ditësh, nisur nga falja e namazit të Kurban Bajramit.

Por pasi Kosova nuk ka kapacitete për rritjen e një numri të madh të gjedheve, edhe sivjet Bashkësia Islame kurbanet do t`i ther jashtë vendit, konkretisht në Hungari e Maqedoni të Veriut.

Nga sasia e përgjithshme, 30 për qind e mishit do shpërndahet tek medresetë e 70 tek nevojtarët.

Policia e Kosovës u vu në aksion të kontrabanduesve të kafshëve që të mërkurën hasi në dy raste të tilla në Viti.

Një veprim i tillë sipas Bashkësisë Islame të Kosovës është haram.

“Kur e dini se vërtetë janë bërë manipulime në këtë drejtim, largohuni…”, kanë deklaruar nga BIK.

Për ta evituar këtë, një organizatë që me kurbana ushqen 3 mijë e 500 raste sociale, e 1 mijë e 500 jetimë, ka kushte kur përzgjedh gjedhet si kërkesa për dokumentacion të prejardhjes së kafshëve.

E një besimtar që pagoi pesë kurbanë për familjen, manipulimet thotë se janë mëkat i atij që e bënë.

Pagesa mund të bëhet nëpër këshillat lokal të BIK-ut, ndërsa çmimi prej 140 eurosh u tha se është më i liri në rajon.