Sipas asaj që raporton AS, para ndeshjes PSG-Marseille, Mbappe dhe Adrien Rabiot arritën me vonesë kur trajneri, Thomas Tuchel, po diskutonte për taktikat për sfidën që kishin para.
Për këtë arsye, dy lojtarët ishin dënuar për mungesë etike me 180 mijë euro.
Mbappe nuk ka reaguar dhe ka nënshkruar menjëherë dokumentin që e pranon fajësinë.
Sipas zyrtarëve të klubit, këto para do të shkojnë për fondacionin e PSG-së.