Policia e Kosovës ka arritur që sot ta identifikojë të dyshuarin i cili para disa ditësh kishte goditur me motoçikletë një këmbësor në Prizren.
Sipas Policisë, pas këmbësori i kishte thënë se nuk është i lënduar, motoçiklisti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Me vone këmbësori nga familjaret dërgohet për në emergjencën e Spitalit ne Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësori si pasoj e aksidentit kishte lëndime te lehta, pas tretmanit mjekësor lirohet për shtëpi. Për momentin nuk dihen shënimet e vozitësit dhe motoçikletës, pasi nuk kemi arritur te identifikojmë”, thuhet në njoftimin e Policisë.