Fjalë Kyçe

A ju kujtohet Messi kosovar nga Kaçaniku?

A ju kujtohet Messi kosovar nga Kaçaniku?

Admir Luma nga Glloboçica e Kaçanikut vite më parë besonte se është sozia e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi i cili sonte edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjese e klubit të Barcelonës.

Njëjt si Luma besonte edhe trajneri i klubit të fshatit Flamurtari, Zimer Luma.

Ndërsa, Lionel Messi, i luajti 778 ndeshje për klubin ku u rrit, Barcelonën arriti të fitonte 35 trofe duke shënuar 672 gola dhe dhuruar 305 asiste.

Përveç rezultateve të mira ekipore, Messi arriti të fitonte gjashtë Topa të Artë dhe gjashtë Kepucë të Arta.

Ndërsa, vet klubi katalanas i ka dhënë lamturimën ikonës së tyre, Lionel Messit me një video shtatë minutëshe.