Kryeministri Albin Kurti është i pari i cili e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Fillimi i vaksinimit në Kosovë u përcoll drejtpërdrejt nga shumë media.
Por ajo që ra në sy nga kjo ngjarje ishte se infermierja gjatë vaksinimit të kryeministrit Kurti nuk përdori dorza, duke shkelur kështu protokollin shëndetësor.
Ndonëse nuk dihet ende pse ka ndodhur ky lëshim profesional, mungesa e dorëzave gjatë vaksinimit ka mundur ta rrezikojë shëndetin e kryeministrit Kurti.
Ky veprim ka ngjallë reagime në rrjete sociale, nga komentues të shumtë që kanë përcjellë procesin e vaksinimit të kryeministrit, Albin Kurti.
Vaksinimi është kryer në sallën “1 tetori” në kryeqytet.
Pas Kurtit, janë vaksinuar edhe disa persona të moshuar.
Vaksinimi anti-COVID në Kosovë filloi pasi të dielën kanë mbërritur 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca.

