Pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, klubet angleze s’do të kenë më mundësi të transferojnë lojtarë nën moshën 18-vjeçare nga klubet e BE-së, ndërsa edhe lojtarët që vijnë nga vendet e BE-së do të duhet të marrin leje pune, si në rastin e Xherdan Shaqirit.
Premierliga dhe Federata e Futbollit e Anglisë janë në periudhë tranzicioni deri në fund të vitit 2020, që do të thotë se largimi i Britanisë nga BE-ja s’do të ketë ndikim menjëherë. Por, futbollistët si Xherdan Shaqiri do të duhet të aplikojnë për leje pune, transmeton Gazeta Express.
A do të mundë të luajë Shaqiri në Premierligë pas largimit të Britanisë nga BE-ja?
Shaqiri i plotëson kriteret të cilat kërkohen për ta fituar lejen e punës, gjë që do ta lejonte rrugëtimin e shqiptarit me liderin e Premierligës, Liverpoolin. Megjithatë, ai fillimisht do të duhej t’i ndiqte disa procedura, shkruan Gazeta Express.
Për momentin, lejet u punës u kërkohen vetëm futbollistëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Por, me finalizimin e marrëveshjes së BREXIT-it, ky rregull vlen për të gjithë futbollistët e huaj.
Në mesin e futbollistëve që do t’iu kërkohet leja e punës për të luajtur në Premierligë është edhe Shaqiri. Ai do të duhet të aplikojë për këtë leje në zyrën përkatëse në Angli, e cila është përgjegjëse për vizat e punës.
Në Britani të Madhe, për ta fituar lejen e punës si futbollist duhet t’i plotësosh disa kritere. Një lojtar automatikisht kualifikohet për një leje pune nëse e ka luajtur një përqindje të caktuar në ndeshjet e ekipit kombëtar gjatë dy vjetëve të fundit, para se të bëhej aplikimi.
Sipas këtyre kushteve, Shaqiri do ta fitonte lejen e punës pasi që ai luan në shumicën e ndeshjeve të Kombëtares së Zvicrës, e cila pozicionohet në vendin e tetë, sipas radhitjes së fundit të organit qeverisës së futbollit botëror, FIFA.
Kriteret për t’u kualifikuar automatikisht për leje pune:
Nëse Shaqiri nuk do t’i kishte plotësuar kriteret për ta marrë automatikisht lejen e punës, ai do të duhej ta parashtronte një kërkese te “Paneli i Përjashtimeve”. Këtu do të vlerësohej edhe një herë kërkesa e tij varësisht nga çmimi, paga dhe historia e karrierës së tij. Edhe intervista me gojë mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar.